Babai i Stresit u ndalua pas protestës së PD, ja batutat me...

Babai i Stresit u ndalua pas protestës së PD, ja batutat me policët në komisariat

237
0
Shares

Mbrëmjen e djeshme Sali Lusha, ish­-truproja i Sali Berishës dhe babai i këngëtarit Stresi, është shoqëruar për disa orë në ambientet e policisë së Tiranës, pasi ai ishte një nga personat që protestoi në tubimin e thirrur nga Partia Demokratike para parlamentit. I kontaktuar nga “BË” lidhur me ndalimin, Lusha ka treguar se gjithçka ka ndodhur për shkak se protestoi. “Pas protestës, efektivët kanë shkuar në shtëpi dhe kanë kërkuar të më shoqërojnë mua. Aty kanë gjetur vetëm djalin tim. Pasi ai më kontaktoi rreth orës 8:30 apo 9:00 unë kam shkuar vetë në policinë e Tiranës”,­ ka rrëfyer Lusha.

Më pas ai tregon edhe bisedën me policët në komisariat, aty ku nuk i ka kursyer edhe batutat. “Më pyetën a isha në protestën e PD. “Po”, i thashë. Unë kam protestuar gjithmonë për PD dhe ju duhet të na falënderoni se e mbyllëm atë 30 minuta para lejes, nuk kam shkelur asnjë ligj. Do dal në çdo protestë të PD, nuk është faji im që jam pak më i gjatë se të tjerët dhe bie në sy”,­ sqaron Lusha. Megjithatë, ai shton se pas marrjes në pyetje policët e kanë lënë të lirë dhe janë sjellë në mënyrë shumë korrekte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY