PROTESTA/ Basha mbledh grupin e PD në selinë blu, ja skenarët e...

PROTESTA/ Basha mbledh grupin e PD në selinë blu, ja skenarët e protestës para Parlamentit

145
0
Shares

Opozita shqiptare do të përballë sot forcat me mazhorancën e drejtuar nga Edi Rama,  në një kohë që vendi rrezikon destabilitetin, prej zgjedhjes së mundshme të një kryeprokurori politik në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka hyrë në selinë e PD rreth orës 8:00 dhe mësohet se ka nisur një mbledhje me Grupin Parlamentar të partisë së tij. Protestuesit ndërkohë janë duke u grumbulluar jashtë dyerve të Parlamentit dhe në orën 09:30, deputetët e PD dhe ata të aleatëve të saj do të hyjnë në Kuvend për të protestuar nga salla plenare. Raportohet se do të kemi një përballje të ashpër politike të alternuar brenda dhe jashtë Kuvendit njëherësh.

Skenarët:

Burime mediatike kanë bërë të ditur se mbështetësit do të tubojnë para të dy hyrjeve të seancës parlamentare, ku nuk përjashtohen as hedhja e sendeve drejt përfaqësuesve të mazhorancës, por dhe në këtë rast duke shmangur dhunën.

Do të jenë kryetarët e degëve të PD që do të mbajnë peshën kryesore të menaxhimit të pjesëmarrësve.

Nërkohë, deputetët e Partisë Demokratike do të jenë pjesë e Parlamentit, ku do të debatojnë me mazhorancën si dhe do të organizohen për të mos lejuar votimin e njëanshëm dhe në shkelje të kushetutës të Kryeprokurorit të përkohshëm. Por ashtu si dhe më parë, një pjesë e deputetëve do të dalë nga salla e kuvendit, për t’iu drejtuar pjesëmarrësve të protestës.

Demokratëve do t’i bashkohen po ashtu dhe mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe të partive të tjera parlamentare dhe jo parlamentare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY