FOTO/ Kush është Liljana Baku? … Njihuni me gjyqtaren që nuk iu...

FOTO/ Kush është Liljana Baku? … Njihuni me gjyqtaren që nuk iu tremb syri nga Tahiri e Ermal Hoxha

858
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u paraqit paraditen e sotme  në ambientet e Gjykatës së Krime të Rënda për të dëshmuar mbi lidhjet e tij me Habilajt dhe udhëtimet jashtë shtetit me automjetin e Orest Sotës, për rreth 1 orë.

Gjykatësja e çështjes e njohur Tahirin edhe me masën e bllokimit të pasaportës së tij, gjë që i ndalon automatikisht udhëtimet jashtë vendit. Por kush është Liljana Baku, gjykatësja që u përball me të dhe mori vendimin final?

Baku është një emër i njohur i sistemit të drejtësisë në vend, pasi si gjyqtare ajo ka pasur nën juridiksion disa çështje të rëndësishme penale. Ajo është gjyqtarja e çështjes së Nezar Seitit, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Habilajve dhe kërkohet të ekstradohet në Itali.

Por Liljana Baku më herët ka gjykuar edhe çështjen “Xibraka”, ku ka refuzuar kërkesën e Ermal Hoxhës vitin e kaluar për të kaluar festat pranë familjes dhe ka dhënë vendimin për vitet e burgimit të grupit të kokainës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY