Basha pritet nga emigrantët shqiptarë në Londër: Votimi elektronik për gjithë shqiptarët...

Basha pritet nga emigrantët shqiptarë në Londër: Votimi elektronik për gjithë shqiptarët e diasporës

95
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha prej ditës së djeshme ndodhet në Londër ku do të marr pjesë në konferencën e Konservatorëve britanikë, me ftesë të kryeministres Theresa May. Basha ka shfrytëzuar këtë vizitë në kryeqendrën britanike për të zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë aty.

Kreu i opozitës është shprehur se PD synon shpalljen e një aleance vlerash dhe ka akuzuar Ramën, duke thënë se ai ka ardhur në pushtet  nëpërmjet  “Aleancës së qelbësirave”. “Do të shpallim një aleancë vlerash me qytetarët shqiptarë. Kundërshtari erdhi në pushtet me aleancën e qelbësirave”, tha Basha.

Ndërkohë ai ka theksuar se për zgjedhjet lokale kandidatët do të zgjidhen sipas parimit 1 anëtar 1 votë. Basha i ka thënë emigrantëve shqiptarë në Londër se përmes votimit elektronik do të bëhet e mundur që ata dhe gjithë shqiptarët e diasporës të votojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY