‘Skifterat’ shqiptarë i kërkonte e gjithë Europa, arrestohen në…

‘Skifterat’ shqiptarë i kërkonte e gjithë Europa, arrestohen në…

79
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia italiane në Xhenova ka arrestuar një 24 vjeçar shqiptar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mediat italiane raportojnë se i riu u gjurmua dhe u ndal në Liguria.

Mësohet se ndaj tij rëndonte një urdhër arresti evropian për vjedhje dhe ndiqej prej kohësh nga policia italiane. Gjithashtu janë identifikuar dhe dy bashkatdhetarë të tij me precedentë të ndryshëm për vjedhje në shtëpi.

Miqtë dhe ‘kolegët’ e tij të punës janë dy të rinj shqiptarë, të dy 25 vjeçarë. Ata u shoqëruan në stacionin policor për qëndrim të parregullt në Itali si dhe me precedent të mëparshëm për vjedhje banesash në shtetin fqinj. Pas kryerjes së procedurave do të merret masa e dëbimit për në atdhe ndaj shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY