Dita e të Drejtave të Njeriut, mesazhi i Bashës: Fatkeqësisht ne nuk...

Dita e të Drejtave të Njeriut, mesazhi i Bashës: Fatkeqësisht ne nuk zgjedhim të lirë, Edi Rama asgjësoi lirinë e fjalës

97
0
Shares

Data 10 dhjetor përkon me Ditën e të Drejtave të Njeriut dhe një mesazh tepër të rëndësishëm ka transmetuar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet rrjeteve sociale.

Duke marrë shkas nga konteksti i kësaj dite simbol për lirinë dhe barazinë në botë, Basha shprehet se edhe pas 27 vitesh shqiptarëve ju censurohet fjala e lirë dhe nuk lejohen të votojnë sipas vullnetit të tyre, prej qeverisë së kapur nga krimi e dorga. Ai atakon drejtëpërdrejtë kreun e qeverisë Edi Rama për makutërinë, me të cilën shkel dinjitetin e shqiptarëve.

Postimi i Lulzim Bashës:

Sot, ne 10 dhjetor 2017, diten nderkombetare te te drejtave te njeriut, duhej te debatonim si shoqeri per te drejtat e grave, te femijeve, per te drejtat e te rinjve, per permiresimin e kushteve ku secili te ushtronte dhe te gezonte te drejtat qe i takojne.

Por fatkeqesisht 27 vite pas ardhjes se demokracise, ne shqiptaret ende nuk zgjedhim dot te lire, nuk gezojme dot lirine e plote te fjales nga censura e qeverise mbi median, nuk perfitojme dot nga liria e vertete e tregut prej monopoleve te pushtetit. Edi Rama i ka asgjesuar keto te drejta me shitblerjen e votes, me shantazhe dhe me kercenime.

Qeveria e tij e shkel perdite dinjitetin e qytetareve me makuterine e tenderave e koncesioneve, me shperdorimin qe ju ben fondeve publike, me arrogancen ndaj njerezve. Kjo qeveri njeh vetem privilegjet e saj, dhe shkel me kembe te drejtat e lirite e njerezve te thjeshte. Bashkimi i te gjithe shqiptareve eshte garancia e fitores ne betejen per liri dhe te drejtat njerezore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY