Policët “e rekrutuar” në kohën e Saimir Tahirit, do të japin shenjat...

Policët “e rekrutuar” në kohën e Saimir Tahirit, do të japin shenjat e gishtave

123
0
Shares

Të gjithë efektivëve të Policisë së Shtetit që kanë hyrë në radhët e kësaj organizate pas vitit 2013, do t’u verifikohen gjurmët e gishtave dhe analizat e gjakut.
Sipas një urdhri të Drejtorit të Përgjithshëm, Haki Çako, këto të dhëna personale do të shërbejnë për të parë nëse ata kanë qenë të dënuar më parë në Shqipëri apo ndonjë vend tjetër dhe nëse janë përdorues droge.
Testit i nënshtrohen jo vetëm policët që kanë ardhur nëpërmjet Akademisë së Sigurisë, por edhe ata që janë ripranuar pas 2013-ës.
Kjo praktikë kishte nisur të zbatohej në polici në vitin 2008, me një urdhër të nxjerrë nga ish-drejtori i asaj kohe, Ahmet Prençi.
Por pas Shtatorit të vitit 2013, ajo u ndërpre.
Në muajin tetor, Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako rifreskoi urdhrin.
Televizioni Klan mëson se afërsisht 600 efektivë, oficerë dhe punonjës të rolit bazë i kanë dorëzuar të dhënat e kërkuara, në një afat prej një muaji.
Informacionet pritet të krahasohen me të skedat e ruajtura në bazat e të dhënave të policisë në vendet e Bashkimit Europian dhe vende të tjera.
Ky është një tjetër hap që ndërmerret për të pastruar radhët e policisë nga persona me precedentë.
Ministri i Brendshëm Xhafaj ka paralajmëruar se të gjithë drejtuesit dhe efektivët e policisë, shumë shpejt do t’i nënshtrohen edhe procesit të Vetting-ut. Ndërsa sipas Kryeministrit Edi Rama, policët do të duhet të kalojnë edhe testin e poligrafit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY