Paralajmërimi tronditës i ish-ministrit: Rezervuaret po çahen, jemi në prag tragjedie

Paralajmërimi tronditës i ish-ministrit: Rezervuaret po çahen, jemi në prag tragjedie

297
0
Shares

Frika nga përmbytjet nuk ka kaluar ende, edhe pse në Vlorë e Fier qindra banesa vijojnë edhe sot të mbeten nën ujë. Por teksa raportet ndërkombëtare e vendosin theksin tek dëmi që Shqipëria ka nga fatkeqësitë natyrore, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ka ngritur një tjetër shqetësim madhor.

“Shiko çfarë po ndodh, po çahen rezervuaret. Ka një sërë rezervuaresh që janë në prag shpërthimi, do krijojnë cuname të vërteta. Kërkohet komision që të investigojë këtë gjendje të rezervuareve. Mund të shkaktohet tragjedi e vërtetë. Rezervuerët nuk vadisin më, sepse nuk ka më bujqësi. Duhet urgjentisht një komision që të investigojë”, tha ai.

Panariti paralajmëroi se rezervuaret në vendin tonë rrezikojnë të çahen, dhe sipas tij jemi në gjendje alarmi pasi do të kishim të bënim me një tragjedi shumë të rëndë. Panariti u shpreh se gabimi më i madh i kësaj qeverie është kalimi i rezervuareve nën administrimin e bashkive, të cilat nuk i kanë prioritet.

“Jemi përballë një rreziku shumë të madh dhe konkret. Një rezervuar në mënyrë ciklike, duhet zbrazur, duhet thelluar. Rezervuarët kanë kaluar në administrimin e bashkive. Një kryetar bashkie nuk e ka prioritet. Ministria e Bujqësisë nuk i ka më nën mbikqyrje këto, por bashkitë janë të fokusuar në gjëra të tjera. Nuk e kanë mendjen çfarë ndodh 20-30 kilometra larg. Këto basene, janë asete kombëtare, nuk mund të administrohen nga një bashki”, u shpreh me shqetësim ish-ministri i Bujqësisë./Tpz.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY