Kush e zëvendëson Llallën, ja 3 emrat më të përfolur…

Kush e zëvendëson Llallën, ja 3 emrat më të përfolur…

173
0
Shares

Mazhoranca e majtë dje ndezi dritën jeshile për nisjen e procedurave për zëvendësimin e Adriatik Llallës me një Kryeprokuror të përkohshëm. Teksa në pesë ditët e ardhshme sipas përfaqësueve të PS në Komisionin e Ligjeve do të kemi gati emrat e kandidatëve, mediat kanë zbardhur disa prej atyre që mund të pasojnë Llallën.

Kështu, në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, gazetarja Klodiana Lala listoi tre emra si më të përfolurit për drejtues të organit të akuzës.“Emri më i përfolur ditët e fundit është prokurori i Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi”, u shpreh Lala.

Gjithashtu duke ju referuar burimeve, ajo tha se edhe prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Enrik Ligori është pjesë e kësaj liste. Ligori është bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Shegushe Ligori. Ndërkohë emri i tretë sipas Lalës është ai i Anila Lekës, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY