FOTO/ “Llalla në detyrë deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të përkoshëm”, Shameti:...

FOTO/ “Llalla në detyrë deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të përkoshëm”, Shameti: Brenda 5 ditëve shpallen kandidaturat

66
0
Shares

Deputeti i PS dhe anëtari i Komisionit të Ligjeve Andor Shameti nga studio e emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, u shpreh se Adriatik Llalla do të qendrojë në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm deri ditën që do të zgjidhet zëvendësuesi i tij i përkohshëm.

Shameti tha se shteti funksionon me parimin e kontinjuitetit dhe si e tillë, edhe pse i mbaroi mandate më 7 dhjetor, kryeprokurori Llalla do të jetë në detyrë deri ditën që do të zgjidhet pasuesi i tij. “Mbështetur në rregulloren e kuvendit zgjedhja do të bëhet brenda 30 ditëve por sipas gjasave brenda këtij viti ne do të mësojmë për emrin”, tha Shameti.

Për t’iu përgjgijur pyetjes sesa do të qëndrojë në detyrë prokurori i i ri i përkohshëm, Shameti u shpreh se periudha do jetë e shkurtër, sepse shumë shpejt do zgjidhet institucioni i Këshillit të Lartë të Prokurorisë që do të zgjedhë kryeprokurorin e ri për një mandat 7-vjeçar.

“Sot ka nisur procedura dhe brenda 5 ditëve do të bëhen publikë emra e atyre prokurorëve që do të paraqiten si kandidatura dhe më pas ata do të paraqiten në komisionin parlamentar të ligjeve. Pas seleksionimit dhe paraqitjes së platformave të tyre në seanca të posaçme dëgjimore kandidatët do të votohen në kuvend i cili nëpërmjet votave do të zgjedhë prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm”, deklaroi Shameti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY