FOTO/ Kryemadhi takon kongresmenin Engel: SHBA aleat strategjik, ka rol të pazëvendësueshëm...

FOTO/ Kryemadhi takon kongresmenin Engel: SHBA aleat strategjik, ka rol të pazëvendësueshëm në historinë e Shqipërisë

91
0
Shares

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka vazhduar edhe sot turin e takimeve të nivelit të lartë në SHBA, ku ndodhet prej disa ditësh. Ajo është pritur në një takim nga kongresmeni i njohur dhe miku i madh i shqiptarëve, Elliot Engel. Siç mësohet, takimi u fokusua në zhvillimet më të fundit politike në Shqipëri.

Kryemadhi pasi falënderoi Engel për mikpritjen e ngrohtë, vlerësoi rolin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, për zhvillimin dhe integrimin Euro-Atlantik të Shqipërisë, si dhe për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracinë në vend.

Kryemadhi u ndal tek marrëdheniet mes dy vendeve dhe theksoi se SHBA ka dhënë ndër vite një ndihmë të jashtëzakoshme historike për Shqipërinë, që ajo të kapërcejë me sukses sfidat e mëdha me të cilat është përballur dhe të hedh hapa të sigurtë drejt zhvillimit.

“SHBA është aleati ynë më i madh strategjik dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në historinë, të sotmen dhe te ardhmen e Shqipërisë”, tha kryetarja e LSI-se. Gjithashtu, Kryemadhi bëri një ekspoze sintetike të situatës aktuale politike në vend duke vënë theksin tek problematika e kanabizimit, të trafiqeve, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryemadhi foli edhe për domosdoshmërinë e   avancimit të zbatimit rigoroz të reformes në drejtësi. “Zbatimi i reformes ne drejtesi ka rendesi jetike per qytetaret shqiptare dhe klasa politike ka pergjegjesi madhore per te mos humbur me kohe ne kete proces”, nënvizoi ajo.

Nga ana e tij, kongresmeni Elliot Engel vleresoi miqesine e kahershme mes dy vendeve dhe popujve tane. Ai konfirmoi mbeshtetjen e SH.B.A ne proceset e metejshme demokratizuese  ne Shqiperi si dhe vleresoi rolin e Shqiperise ne rajon si nje faktor stabiliteti dhe paqeje. Gjithashtu, ai theksoi se sfidat dhe reformat e nevojshme per Shqiperine do te kene gjithmone mbështetjen e SHBA-ve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY