Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar sot, duke e quajtur një humbje të madhe për artin botëror, ndarjen nga jeta të legjendës së muzikës Johnny Hallyday.
Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shprehet se Europa humbi sot Elvis Presleyn e saj.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Johnny Hallyday, Elvis Presley i kontinentit europian nuk është më!

Hallyday ishte një nga këngëtarët më të suksesshëm në historinë e muzikës botërore dhe mbi 100 milionë kopjet e shitura të albumeve të tij mbeten një monument i pavdekshëm i këngës, muzikës dhe kulturës perëndimore.
Nderim për trashëgiminë që na la. U prehtë në paqe!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












