FOTO/ Shkatërrohet banda e heroinës Turqi-Greqi, ‘koka’ e grupit një 32 vjeçar...

FOTO/ Shkatërrohet banda e heroinës Turqi-Greqi, ‘koka’ e grupit një 32 vjeçar shqiptar, ja ku fshihej ‘malli’…

117
0
Shares

Policia greke ka finalizuar me sukses operacionin për shkatërrimin e një bande shqiptaro-greke që drejtonte linjën e trafikut të heroinës me Turqinë. Mësohet se janë prangosur tre shtetas shqiptarë, ndërsa raportohet se gjatë aksionit janë sekuestruar 28 kg e 708.5 gramë heroinë.

Operacioni është kryer nga policia e Athinës, Selanikut dhe roja bregdetare. Droga është gjetur e fshehur në murin e një taverne në Athinë. Mediat greke bëjnë me dije se heroina vinte kryesisht nga Turqia, por edhe nga Shqiperia. Kreu i arrestuar i këtij grupi është një 32 vjeçar shqiptar.

Ndërkohë gjatë aksionit janë arrestuar edhe një shqiptar 34-vjeç dhe nje vajzë greke 29-vjeçe. Gjithashtu janë sekuestruar 59 pako me 28 kg 708.5 gram heroine, 5 kg 180 gram perzires, nje shishe me 520 gram lende e paidentifikuar, 4 pako te vogla me 90.1 gram heroine, 4600 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY