“Habilajt” janë kthyer në makth për qeverinë, ja si i përgjigjet Xhafaj...

“Habilajt” janë kthyer në makth për qeverinë, ja si i përgjigjet Xhafaj gazetarëve për klanin e drogës

104
0
Shares

Dosja ‘Habilaj’ dhe lidhja e tyre me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duket se do e përndjekin gjatë qeverinë Rama. Pjesëtarë të kabinetit qeverisës nuk i shpëtojnë dot pyetjeve të gazetarëve mbi klanin e drogës. Fatmir Xhafaj, i cili mban detyrën e ministrit të Brendshëm është ngacmuar sërish sot nga gazetarët, por ai është shprehur se nuk merret me çështjet e kërkimit të personave që i janë arratisur drejtësisë.

Pyetje: Deri ku kanë arritur kërkimet tuaja përsa u përket tre ish-drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit për çështjen “Habilaj”?

Ministri Xhafaj: Unë jua shpjegova që nuk merrem unë me çështje të kërkimit, të cilitdo që kërkohet nga Policia e Shtetit. Policia e Shtetit ka detyrën për të bërë këtë gjë dhe unë besoj që është duke e bërë.

Pyetje: A ka një bashkëpunim me ndërkombëtarët sepse thuhet se kanë dalë jashtë shtetit?

Ministri Xhafaj: T’u japim ndërkombëtarëve atë që i takon ndërkombëtarëve, mos t’ju japim edhe përgjegjësi që nuk i takojnë atyre.

Shumë faleminderit!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY