FOTO GALERI/ Darëzeza e përmbytur “zgjohet” me urë të re, rreziku nga...

FOTO GALERI/ Darëzeza e përmbytur “zgjohet” me urë të re, rreziku nga Vjosa mbetet i madh, ja situata në terren…

151
0
Shares

Fshati Darëzezë i Fierit është goditur më rëndë nga përmbytjet, që erdhen prej reshjeve të dendura të këtij fillim dhjetori. Mijëra hektarë tokë të përmbytura dhe qindra banesa, por edhe një urë e shembur si pasojë e prurjeve të mëdha të Vjosës. Situata në terren është përmirësuar  gjatë orëve të mbrëmjes, sepse reshjet e kanë ulur ndjeshëm intensitetin, por rreziku ende mbetet i madh. Forcat e Armatosura, kanë nisur që në mbrëmje montimin e një ure ‘Bailey’ në Darëzezë, e cila ishte gati për banorët në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas shembjes së urës ekzistuese.

Kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi ka bërë me dije se ura është gati, ndërsa nuk ka kursyer falenderimet për Forcat e Armatosura që mundën ta realizojnë ndërtimin e urës në një kohë rekord, por dhe për punonjësit e bashkisë që kanë vazhduar punën gjatë gjithë natës për forcimin e argjinaturës përreth fshatit.

“Është punuar gjatë gjithë natës për ndërtimin e urës në Darëzesë dhe sot ajo është puthuajse gati. Ka mbetur vetëm montimi i elementeve të fundit saj. Ura është vetëm një pjesë e vëmendjes tonë, rreziku i përmbytjes së fshatit vazhdon të ketë pjesën më të madhe të vëmendjes së gjithë strukturave që operojnë në terren. Edhe nëse Vjosa tërhiqet në shtratin e saj natyral, i gjithë uji në fushën e Ferrasit, Kashishtit, apo Çervenit do të vazhdojë të mblidhet në Darëzezë, por ne do të vazhdojmë ta superojmë edhe këtë moment me sukses”, shkruan ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY