VIDEO/ Rama del si kërpudha mbas shiut në Urën Vajgurore, dominon propaganda...

VIDEO/ Rama del si kërpudha mbas shiut në Urën Vajgurore, dominon propaganda për investime…

70
0
Shares

Ura Vajgurore ka qenë zona ku është ndalur ditën e sotme kryeministri Edi Rama. Pavarësisht se kjo zonë nuk është prekur nga përmbytjet në masë të gjerë si vitet e kaluar, kryeministri u ndal aty, në funksion të evidentimit të investimeve të kryera, që sipas tij kanë shmangur përmbytjet.

Të gjitha këto ndalesa të Ramës në zonat e përmbytura, më tepër sesa një kontroll i situatës, që do të vlente për të kuptuar dëmet dhe vështirësitë, vlejnë për propagandën me kamera dhe mikrofonë të kryeministrit. “Në Urën Vajgurore ku falë investimeve të kryera për mbrojtjen nga lumi, banesat e fushat bujqesore që përmbyteshin çdo dimër dhe kaluan një situatë katastrofike në 2015, këtë herë nuk janë prekur megjithëse prurjet e lumit kanë qenë më të larta”, tha Rama.

Paradoksi që ra në sy ishte angazhimi i 3 ekskavatorë në këtë zonë, ndërsa për Bashkinë e Kamzës, ku u përmbytën mijëra banorë qeveria nuk çoi asnjë ekskavator, megjithëse bleu 61 të tillë në verë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155362442116523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY