Mediat e huaja tallen me urat në Shqipëri: Shiu shemb urat si...

Mediat e huaja tallen me urat në Shqipëri: Shiu shemb urat si kuti kartoni!

228
0
Shares

Numri i madh i urave të sapondërtuara që u shembën përgjatë tri ditë përmbytje në Shqipëri aknë ngjallur habi [por edhe tallje në mediat e huaja. Deri tani janë shmebur 13 ura disa prej të cilave janë ndërtuar vetëm pak kohë më parë.
“Stuhitë e mëdha paralizojnë Shqipërinë” titullohet shkrimi i publikuar nga gazeta prestigjoze amerikane, “Ëashinton Post”, e cila e përshkruan rrëzimin e urave, sikur të ishin kuti kartoni.

“Asociated Press” nga ana tjetër shkruan se 127 mijë shqiptarë janë pa energji elektrike si pasojë e defekteve të shkaktuara nga përmbytjet.

“Autoritetet kanë dërguar 570 trupa ushtarake dhe 900 mjete motorike në ndihmë të banorëve që janë prekur nga moti i keq”, raporton agjencia më e madhe informative në botë.

Ndërkohë përmbytjet dhe evakuimet masive kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave aziatike

Nga ana tjetër, prishja e tre urave në Devollin e Sipërm duket se pasqyruar vecantërisht në  Chron.com,një nga portalet ,më të mëdha që publikojnë  informacione nga e gjithë bota, i cili shkruan se:

Vërshimi i përrenjve që zbresin nga mali i Morganes shembin dhe nxjerrin jashtë funksionit 3 ura në Dropullin e Sipërm në Gjirokastër. Këto fashtra janë të banuar kryesisht nga banorë të minoritetit etnik grek. Shembja e Urës së Pllatanjasë, Urës së Mullirit dhe Urës së Koshovicës kanë shkaktuar ndërprerjen e plotë të lëvizjes se automjeteve dhe izolimin e fshatrave Selo, Klishar, Llongo, Koshovicë, Sotire, Krioner, Likomil dhe Llovinë”.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY