FOTO GALERI/ Përmbytjet në Fier bashkojnë Subashin me Bashën, kryedemokrati: Emergjente ndihma...

FOTO GALERI/ Përmbytjet në Fier bashkojnë Subashin me Bashën, kryedemokrati: Emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim

117
0
Shares

Zonat e prekura nga përmbytjet në Fier janë vizituar ditën e sotme nga kryedemokrati Lulzim Basha. Ai u ndal fillimisht në Darzezë, ku momentalisht lëvizja e banorëve bëhet vetëm përmes varkave, pasi vërshimi i lumit shkatërroi një urë me rëndësi jetike për zonën. Basha përgëzoi pjesëtarët e Forcave të Armatosura që po punonin për rivendosjen e lidhjes mes zonës së përmbytur dhe pjesës tjetër të Fierit.

Kreu i opozitës u shpreh se është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura. Ai gjithashtu nënvizon se u takua me kryebashkiakun e Fierit për tu njohur më në detaje me situatën.  “Në Darzezë, në Fier, futja në fshat ishte e pamundur. Fshati i përmbytur ishte i izoluar nga shkatërrimi i rrugës. Transporti i banorëve bëhej me varka. Përgëzova ushtarët që po punonin për rivendosjen e lidhjes mes zonës së permbytur dhe pjesës tjetër të Fierit. Kryebashkiaku Armando Subashi më njohu me masat e marra për shpëtimin e njerëzve. Tani që rreshjet treditore janë në minimum, është emergjente ndihma me ushqime, veshje dhe strehim për zonat e përmbytura”, shkruan Basha në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY