VIDEO/ Tmerruese situata në rrethinat e Fierit, Vjosa një “përbindësh” që mbulon...

VIDEO/ Tmerruese situata në rrethinat e Fierit, Vjosa një “përbindësh” që mbulon 3000 ha tokë

120
0
Shares

Informacionet më të fundit që vijnë nga Vlora dhe Fieri, flasin për 3000 ha tokë bujqësore të mbuluar nga uji në Ferras, Frakull dhe Cerven, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Vjosë. Gjendja në këtë zonë paraqitet edhe më e rëndë se në vitin 2015. Në këto zona janë evakuuar 68 familje ndërsa bagëtitë janë evakuuar që prej pasdites së të premtes. Shtabi i emergjencave në prefekturën e Fierit njofton se prurjet do të vazhdojnë, ndërsa në mesditë ato do të shënojnë kulmin e tyre. Fshati Ferras po përjeton një katastrofë të vërtetë, teksa është bllokuar edhe qarkullimi, ndërsa operacionet e forcave të armatosura për t’u ardhur në ndihme banoreve në rrezik vazhdojnë nga ajri dhe toka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY