FOTO GALERI/ Niveli i ujit mbi 1 metër bllokon 6 fshatra të...

FOTO GALERI/ Niveli i ujit mbi 1 metër bllokon 6 fshatra të Vlorës, lëvizet vetëm me gomone e helikopter

79
0
Shares

Ura e Mifolit dhe të gjitha zonat përreth saj, përbëjn pikën kyçe ku janë përqendruar forcat e Emergjencave Civile dhe të ushtrisë, pasi aty situata ka marrë përmasa të frikshme. Gjendja ka përshkallëzuar në një fazë që nuk ishte parashikuar as nga autoritetet, teksa lumi Vjosë vijon të fryhet, duke marrë përpara gjithçka gjen.

Siç raporton BW, në 6 fshatra të qytetit të Vlorës dëmet janë të konsiderueshme dhe është bllokuar lëvizja e automjeteve. Për momentin në drejtim të tyre mund të lëvizet vetëm me gomone dhe mjetet e ushtrisë, pasi niveli i ujit në rrugë arrin në mbi 1 metër.

Ndërkohë rreth orës 14:00 Forcat e Armatosura nisën operacionin e rradhës të evakuuimit pranë Urës së Mifolit. Me varka dhe me ndihmen e helikoptereve nga ajri jane ne ndihme te banoreve qe duhet te evakuohen pas permbytjeve, ndërsa raportohet për shumë familje që po kërkojnë ndihmë. Uji ka deportuar brenda 80 banesave, ndërsa rrjedha e krijuar në rrugën lidhëse mes fshatrave Novoselë, Fitore, Bishan e ka bërë rrugën të pakalueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY