VIDEO/ Çahet argjinatura e Vjosës, uji merr përpara furgonin e policisë dhe...

VIDEO/ Çahet argjinatura e Vjosës, uji merr përpara furgonin e policisë dhe tre efektivë

172
0
Shares

Ajo çka i druheshin instancat shtetërore, ka ndodhur. Argjinatura e lumit Vjosë është çarë dhe ka shkaktuar dëme katastrofike, duke përmbytur ddhjetëra fshatra në Vlorë e Fier. Situata më e rëndë paraqitet në fshatin Ferras të Fierit, aty ku niveli i ujit ka arritur në një metër nëpër shtëpi. Në pamjet që ka publikuar “BW” nga kjo zonë shihet sesi vërshimi i Vjosës ka bllokuar edhe një mjet të policisë. Furgoni i policisë është bllokuar në segmentin Kthesa e Qarrit-Ura e Mifolit, aty ku niveli i ujit arrin në një metër lartësi, duke rrezikuar seriozisht jetën e tre efektivëve. Teksa uji po i shtynte përpara ata janë shpëtuar nga Forcat e Armatosura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY