VIDEO/ UFO-t të ‘dashuruar’ me Elbasanin, qytetari: “U shfaq një dritë e...

VIDEO/ UFO-t të ‘dashuruar’ me Elbasanin, qytetari: “U shfaq një dritë e madhe në qiell, qëndroi 5 minuta dhe…”

300
0
Shares

Një dëshmi dhe video denoncuese për ekzistencën e UFO-ve ka ardhur sërish nga qyteti i Elbasanit. Sipas banorëve të zonës UFO-¬t po vizitojnë gjithnjë e më shpesh qytetin, ndërsa dëshmia e radhës sipas ‘Infoelbasani’ vjen nga një qytetar nga Elbasani, i cili ka kaluar një nga eksperiencat e rralla të jetës së tij duke vëzhguar vizitorët e panjohur të Universit. “Më fal për shqetësimin se është mesi i natës. Po të dërgoj një video që filmova pak çaste më parë. Unë isha tek puna kur një dritë e fuqishme u shfaq befas në qiell. Më tërhoqi vëmendjen ndaj po e shihja. Nuk ishte as dritë aeroplanësh dhe asgjë tjetër nga gjërat tona të tokës. Kishte një ndriçim shumë ndryshe. Qëndroi aty për 4¬5 minuta dhe lëviste sa majtas dhe djathtas. Nxora celularin dhe bëra një video që po jua dërgoj. Unë besoj që janë UFO. Kam parë edhe herë tjetër në Elbasan, por këtë radhë e filmova”, shkruan Luan B. Rreth 2 muaj më parë të njëjtën eksperiencë përjetoi edhe një vajzë nga Elbasani e cila solli video me UFO në redaksi./ Infoelbasani/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY