Stacioni i Kasharit lë gjysmën e Tiranës pa drita, fiken pompat

Stacioni i Kasharit lë gjysmën e Tiranës pa drita, fiken pompat

105
0
Shares

Reshjet e dendura të shiut kanë lënë tashmë gjysmën e Tiranës pa energji ndërsa kanë përmbytur stacionin e Kasharit.

Ndërprerja e energjisë prej këtij stacioni ka cuar edhe në ndaljen e pompave të ujit në disa zona cfarë shtone dhe më tej dramën e përmbytjeve në Tiranë ku sistemi i kanalizimeve është tërësisht i amortizuar apo mungojnë tërësisht.
NJOFTIMI I OSHEE:

Si rezultat i reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin gjatë pasdites së sotme, në N/Stacionin Kashar janë konstatuar prurje të mëdha uji, duke sjellë përmbytjen qe ka sjellë dhe rrezik përmbytje të N/Stacionit.

Për këtë shkak si mase sigurie kompania e OSHEE mori masën e stakimit të detyrueshëm në regjim avarie të të gjithë n/stacionit.

Zonat e mbetura pa energji aktualisht si rezultat i këtij stakimi janë: Autostrada Tirane-Vorë, Vorë-Fushë Krujë, Bashkia Vorë, Pompat e Ujësjellësit në Laknas, Ujësjellësi Bërxullë, pallatet në fushën Misto Mame, Yzberisht, Pallatet Giron, Unaza Re, Bashkia Kamëz, zona e Bregut të lumit dhe Valiasi i Ri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY