FOTO/ Portet e vendit në “bllokadë”, lundrimi në det i pamundur prej...

FOTO/ Portet e vendit në “bllokadë”, lundrimi në det i pamundur prej kushteve atmosferike

115
0
Shares

Portet e vendit janë të parat që janë vendosur në vështirësi prej motit të keq me erë të fortë dhe shira të dendur. Në Durrës, Vlor dhe Sarandë është paralizuar lëvizja e trageteve dhe mjeteve të tjera lundurese. Dy tragete që ishin nisur nga Italia drejt Durrësit, “Franceska” dhe “Bari” kanë devijuar rrugën për t’u shmangur avarive në det të hapur pasi edhe froca e erës ka qenë  60 m/s. Mësohet se dallgët kanë arritur deri në 9 ballë, ndërsa i gjithë Adriatiku është me sinjal të kuq, që do të thotë maksimumi i erës dhe i fuqisë së lartë të detit. Siç mësohet në Vlorë pritet të pezullohet lundrimi detar nga sot deri në datën 3 dhjetor pë shkak të kushteve atmosferike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY