Mbrëmja rezervon reshje intensive, të enjten lumenjtë e mëdhenj sjellin përmbytje

Mbrëmja rezervon reshje intensive, të enjten lumenjtë e mëdhenj sjellin përmbytje

117
0
Shares

Instituti i Gjeoshkencave njofton se mëngjesi i ditës së sotme do të jetë i kthjellët, por rreshjet e shiut priten në të gjithë territorin kryesisht pasdite dhe gjatë natës. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 °C / 12 °C
në vendet e ulta: -2 °C / 12 °C
në vendet malore: -6 °C / 6 °C.
Era pritet të fryjë mesatare në të gjithë territorin. Instituti i Gjeoshkencave parashikon edhe përmbytje. “Përgjatë datave 30.11.2017 dhe 01 – 02.12.2017 priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet paraprake këto reshje priten të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj, përveç vërshimeve të lumenjve të vegjël dhe përmbytjeve urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në qytetet kryesore (Tiranë, Lezhë, Durrës, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër). Qarqet më të rrezikuara janë Fieri dhe Vlora. Ka mundësi të lartë për përmbytje në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman. Gjithashtu edhe lumi Shkumbin mund të shfaqë përmbytje përgjatë fundit të ditës së Premte (dt. 01 Dhjetor 2017)”, thuhet në njoftim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY