DETAJE/ Plagoset një nga skafistët e gomones shqiptare, Mediat greke: U nis...

DETAJE/ Plagoset një nga skafistët e gomones shqiptare, Mediat greke: U nis nga Himara, kishte mbi 2 ton drogë

167
0
Shares

Policia greke sapo ka publikuar detaje të reja lidhur me gomonen e mbushur me drogë të narkotrafikantëve shqiptarë, që u ndoq për disa orë në det të hapur. Mediat greke raportojnë se gjatë aksionit të policisë, një nga skafistët e gomones ka mbetur i plagosur, ndërsa sasi e drogës së sekuestruar është me madhe se 2 ton. Gomonia është 12 metra e gjatë dhe mediat greke bëjnë me dije se ajo është nisur nga jugu i Himarës. Itinerari i skafistëve shqiptarë ishte Shqipëri-Greqi-Itali, ndërsa mësohet se operacioni nga pala greke nuk ishte rutinë, por kishte disa javë që kishte informacione për këtë grup kriminal. Mbreme gjate nates vijoi operacioni i policise greke ne Notia Proastia ne disa banesa, ndërsa raportohet për 6 të arrestuar në total, midis tyre 4 shqiptare e 2 italiane. Në gomone jane kapur 2 shqiptare dhe 1 italian, ndersa neper banesa jane kapur 2 shqiptare te tjere dhe 1 italian. Gomonja është pikasur në ujërat në veri te Korfuzit dhe është ndjekur deri në brigjet e ishullit Tzia, Athinë, ndërsa operacioni është zhvilluar njëkohësisht nga ajri dhe deti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY