VIDEO/ Në Babunjë të Divjakës hajdutët bëjnë kërdinë çdo natë, policët tallen me fshatarët viktima

Shares

Hajdutët duket se kanë vënë përfund një fshat në Divjakë. Çdo natë në Babunjë ka një vjedhje dhe banorët janë të tmerruar. ABC News foli me ta për situatën e krijuar.
Babunja në Divjakë është një fshat punëtorësh.
E kjo duket se u leverdis dhe hajdutëve.
Banorët tregojnë se çdo natë ata sulmohen dhe vidhen.
Të maskuar dhe të armatosur, u marrin bagëtitë, shpendët, pompat e ujit, gjeneratorët deri dhe kabujt elektrikë.
Madje disa nga njerëzit këtu kanë rrezikuar dhe jetën duke tentuar të mbrojnë pronën.
90 % të rasteve të ndodhura nuk denoncohen. Fshatarët nuk kanë besim dhe nuk kanë kohë të vërtiten nëpër zyrat e policisë.
Agim Rrusho tregon se i detyruar nga një mik i tij polici, denoncoi rastin e vjedhjeve të bagëtive disa dite me parë. Por kur policët shkuan në vendin e ngjarjes, thotë se filluan ta tallnin, ta vinin në lojë
Zhgënjimin i familjes Rrusho e kanë provuar edhe banorë të tjerë të zonës.
Babunja është kthyer në një zonë e preferuar e hajdutëve. Sa kohë aty do ketë prodhim, do ketë dhe vjedhje. Ndoshta do të largohen një ditë, por kur atëherë vetë banorët të mos kenë as me çfarë të ushqehen. ABCNews.al

https://youtu.be/1yJ4lnDaHn4

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...