Ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela dyshohet se fshihet në Panama

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jaeld Çela dyshohet se fshihet në Panama

236
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda prej dy ditësh tashmë ka shpallur në kërkim ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela, ish¬-shefin e postës Kufitare Dhërmi, Sokol Bode dhe ish¬shefin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në drejtorinë e Vlorës, Gjergji Kohila. Mediat kanë aluduar për një arratisje të tre ish¬-drejtuesve të lartë të policisë së Vlorës, por edhe vetë organi i akuzës ka dyshime se ata kanë dalë jashtë shtetit. Nga të dhënat që ka administruar prokuroria dyshohet se Jaeld Çela ka dalë nga territori i vendit dhe sipas prokurorëve ka shumë gjasa që ai të jetë fshehur në Panama. Arratinë e tre ish-zyrtarëve të policisë që dyshohet se janë të implikuar në trafikun e drogës me grupin e drejtuar nga vëllezërit Habilaj, e ka konfirmuar dhe SHÇBA. Ndërkohë një tjetër burim i tha gazetës “Shqiptarja.com” se operacioni për ndalimin e tre efektivëve të policisë, mendohet se është dekonspiruar. Ky operacion i drejtuar prej kryeprokurorit për Krimet e Rënda Besim Hajdërmataj ka dështuar duke mos arrestuar asnjë prej 3 efektivëve të policisë. Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur procedurat administrative për nxjerrjen e urdhrave të përjashtimit për këta ish-oficerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY