FOTO/ Sulm në Manhattan, arrin në 8 numri i viktimave nga sulmi...

FOTO/ Sulm në Manhattan, arrin në 8 numri i viktimave nga sulmi me armë e kamion

95
0
Shares

Një sulm terrorist në Nju Jork ka lënë pas 8 të vdekur, teksa shoferi i një kamionçine mësyu mbi turmën e njerëzve në një rrugë pedonale në qytet.
Një burrë që doli nga automjeti e kërcënonte me një armë të imituar u qëllua dhe u arrestua nga oficerët e policisë.
Sipas BBC, policia i ka bërë thirrje njerëzve të shmangin zonën e Manhattan pasi ka nisur një operacion i shërbimit të emergjencave për hetimin e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe kryetari i Bashkisë dhe guvernatori.
Një dëshmitar i identifikuar si Eugene tha për ABC Channel 7 se pa një kamionçinë të bardhë duke ecur me shpejtësi të madhe dhe hipi në rrugën e pedonales pranë gjimnazit Stuyvesant ku përplasi disa persona. Ai shtoi se dëgjoi rreth 9 ose 10 të shtëna.
Ngjarja ka ardhur pikërisht ku festohet nata e Halloween, një ndër traditat e vjetra ku njerëzit ndezin zjarre dhe kostume për të shmangur fantazmat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY