DETAJE/ Itali, shqiptari rrëmben makinerinë e kompanisë, sulmon dhe plagos pronarin bashkë...

DETAJE/ Itali, shqiptari rrëmben makinerinë e kompanisë, sulmon dhe plagos pronarin bashkë me djalin

97
0
Shares

Një 49-vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë me makinë punëdhënësin e tij bashkë me djalin e këtij të fundit.
Mësohet se punëtori me origjinë shqiptare u arrestua në Saturnana në Pistoia, Itali, me akuza për vrasje në tentativë.
Pronari i fermës, 60 vjeç bashkë me djalin e tij, 39 vjeç, ishin habitur kur kanë parë që shqiptari kishte hipur në një makineri të kompanisë pa kërkuar leje, ndërsa ajo nuk ishte e nevojshme në punë për momentin.
Mësohet se me vetëdije të plotë punëtori ka hipur në makineri, dhe është përpjekur që të shtypë sipërmarrësin dhe djalin e tij.
Të dy i përplasi me makinerinë e kompanisë dhe i plagosi duke i lënë të lënduar në tokë. Ata u transportuan në Spitalin San Jacopo.
Punëtori, në përpjekje për të justifikuar veprimet e tij, është paraqitur në polici duke hedhur akuza në drejtim të pronarit, por aty është arrestuar nga oficerët. Ajo është tani në paraburgim dhe do t’i duhet t’i përgjigjet krimit të vrasjeve në tentativë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY