Kastriot Dervishi: Shqiptarët kanë ngrënë mish qeni për të kaluar krizën

Kastriot Dervishi: Shqiptarët kanë ngrënë mish qeni për të kaluar krizën

219
0
Shares

Ditën e djeshme u publikuan fakte tronditëse për krizën e mishit në vitin 1985. Kjo gjë i detyroi shqiptarët të hanin mish qeni dhe maceje në Elbasan. Ish-drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi na sjell sot të tjera detaje.
Sipas Dervishit në atë kohë ka qenë edhe një skandal tjetër i mishit me parafinë, që në popull cilësohej si mish i bardhë. Ai sqaron se ky mish importohej nga Argjentina  e Zelanda e Re rreth vitit 1985 (mbante vulë të vitit 1966) dhe ishte mish shumë i vjetër.
Sipas tij për të kaluar krizën, shqiptarëve ju shit mish qensh, i cili në fillim u refuzua, por më pas iu kalua restoranteve edhe ushtrisë.

Postimi i Kastriot Dervishit:

Për qentë e macet e diktaturës komuniste

Nga postimi i fundit në lidhje me tollonat gjatë komunizmit, vërejta disa komente jokorrekte e për më tepër jashtë objektit të postimit. Për të plotësuar këtë postim, vijoj me analizimin e disa të vërtetave.
Në fillim të viteve ’80 regjimi komunist hyri në fazën e fundit të degradimit të tij, duke ndërmarrë veprime të paimagjinuara më parë. Ndërmori procesin e tufëzimit, me anë të të cilit i hoqi fshatit edhe bagëtitë simbolike të oborrit të tij.

Si rezultat i këtij veprimi, krahas mungesave të shumta, në tregun shqiptar u vu re mungesa e mishit.
Në atë uri të tmerrshme, popullsia e vendit gjeti si alternativa ushqimore breshkat dhe bretkosat. Në raste të veçanta, disa individë të guximshëm deri në çmenduri bënë gjënë më të pabesueshme, ngrënien e mishit të maceve dhe qenve. Mishi i tyre zihej me uthull për të hequr erën e keqe, e më tej çohej në furrë si “mish lepuri”. Ky veprim ishte tregues i një urie të pazakontë, si rezultat i sjelljes kriminale ndaj popullit të një regjimi si ai komunist.

As në kohë lufte, as në kurrfarë krize, shqiptari nuk ra aq poshtë sa të hajë mishin e qenve dhe maceve. Nga fëmijëria ime në Elbasan mbaj mend që jam neveritur nga ky veprim. Nuk kam asnjë arsye të sajoj apo shpif, aq më tepër që nuk mund ta bëj këtë ndaj qytetit tim të lindjes. Me këtë rast tregova një aspekt të panjohur të diktaturës komuniste, se deri ku i çoi njerëzit ajo në atë kohë. Sigurisht kjo histori duhet treguar më shumë se kaq sepse nuk ka karakter lokal.

Por, siç është bërë zakon, komunistët preken nga të vërtetat, nuk i duan ato. Sa herë që dalin fakte të tilla, përpiqen të kapin aspekte të parëndësishme, gjëra pa lidhje, etj. Madje njëri prej tyre ish aktor i komunizmit, i cili me një gjuhë wc-je ishte “revoltuar” se qenkan “njollosur qytetarët” e Elbasanit. Unë nuk e di se ku u njollosën këta qytetarë (aq më tepër që nuk kam shkruar se ishte fenomen masiv), te të cilët hyj edhe vetë, por ndoshta aktori i roleve të punëtorëve operativë të Sigurimit, e ka njohur qytetin nga bërxollat e hotel “Skampës” e jo nga realiteti që ka qenë në atë kohë.

Por, në atë kohë ka qenë edhe një tjetër skandal i mishit me parafinë, që në popull cilësohej “mishi i bardhë”. Ishte një sasi mishi që u importua nga Argjentina ose Zelanda e Re rreth vitit 1985 (mbante vulë të vitit 1966). Ishte mish shumë i vjetër. Pasi Shqipëria bleu këtë mish, gazetat e perëndimit u çuditën për sasinë e madhe sepse nuk e dinin që te ne kishte kaq shumë qen. E pra ishte mish qensh që iu shit shqiptarëve për të kaluar krizën e madhe. Ky mish u refuzua nga blerësit, por më pas iu kalua restoranteve dhe ushtrisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY