EMRAT & FOTO/ Burrë e grua vriten me armë nga kushëriri, minutat...

EMRAT & FOTO/ Burrë e grua vriten me armë nga kushëriri, minutat e tmerrit që pa djali 19-vjeçar i çiftit

228
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Gjirokastrës, kur bashkëshortët, të identifikuar si Aleko dhe Afërdita Kosta, respektivisht 66 vjeç dhe 49 vjeçe, janë vrarë me armë zjarri nga fqinji i tyre, njëherazi kushëri i burrit, identifikuar si Apostol Kosta 70 vjeç.
Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në orët e para të ditës së sotme në lagjen “Palorto” të qytetit të gurtë.
Shkak për të ndërmarrë këtë akt të rëndë është bërë një gjyq i fituar nga çifti Kosta për një konflikt pronësie që kishin pasur me Apostol, i cili rezulton të jetë edhe kushëri me viktimën.
Nga të dhënat e para mësohet se dy viktimat kanë pasur një konflikt për kopshtin me fqinjin e tyre.
Policia e këtij qyteti ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur më shumë detaje.
Nga hetimet paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në pak minuta, ndërsa autori, Apostol Kosta duket se ka mirëmenduar çdo gjë.
Ai ka hyrë në banesën e çiftit dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre, ndërsa pasi është siguruar që i ka vrarë ka qëlluar edhe veten, duke marrë plagë të rënda. Në banesë në momentin e krimit ndodhej edhe djali 19-vjeçar i çiftit që pa tmerr me sy.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY