DETAJE/ Gjirokastër, vrasja tragjike e çiftit, 70-vjeçari “sulmoi” me granata para se...

DETAJE/ Gjirokastër, vrasja tragjike e çiftit, 70-vjeçari “sulmoi” me granata para se t’i vriste me automatik

310
0
Shares

Ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të mërkurë në Gjirokastër mund të kishte pasur pasoja edhe më tragjike. Detaje të reja mësohen për vrasjen e dyfishtë, të çiftit Afërdita dhe Aleko Kosta, të cilët u ekzekutuan me armë nga fqinji i tyre Apostol Kosta, njëkohësisht kushëri me 61-vjeçarin Aleko Kosta.
Mësohet se 70-vjeçari fillimisht kishte tentuar t’i vriste ata me granata, duke i hedhur në banesën e çiftit. Por pasi granatat nuk shpërthyen, i moshuari nuk u dorëzua dhe i qëlloi ata për vdekje me kallashnikov. E gjithë kjo ngjarje ndodhi në kohën kur në banesë ndodhej edhe djali 19-vjeçar i Afërdita Kostës, të cilin 49-vjeçarja e kishte nga martesa e mëparshme.
Vrasja e dyfishtë erdhi pas një konflikti mes palëve për një mur ndarës të shtëpive. Çështja në fjalë kishte shkuar në gjykatë dhe kjo e fundit kishte vendosur që muri i përkiste viktimës. Disa ditë më parë, autori ishte përballur edhe me përmbarimin, që i kishte lënë kohë 70-vjeçarit për ta prishur vetë murin. TVKlan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY