Pas 2 javësh tjetër skandal – Ja si paratë e drogës u...

Pas 2 javësh tjetër skandal – Ja si paratë e drogës u dërguan jashtë

685
0
Shares
Foto Ilustruese

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë një deklaratë të fortë i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, në Report TV.
Ai u shpreh se pas dy javësh do plasë një tjetër skandal në vijim të hetimeve për trafikun e drogës, ku sipas Prokurorisë rezulton i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm. Vasili foli për transferta parash në bankat jashtë vendit, pa përmendur emra, ndërsa shtoi se shumat janë para të pista nga trafiqet dhe korrupsioni.
“Do ketë ngjarje të reja pas dy javësh. Të lidhura me krimin dhe trafiqet, bëhet fjalë për para të transportuara. Para të cilat kanë lëvizur jashtë Shqipërisë, të cilat janë të gjitha para jo të pastra, janë para të pista nga trafiqet dhe korrupsioni”, u shpreh Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY