Zbulohet dëshmia e një tjetër polici që implikon Saimir Tahirin në trafikun...

Zbulohet dëshmia e një tjetër polici që implikon Saimir Tahirin në trafikun e drogës

534
0
Shares

Në nisje të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, prokurorët e Krimeve të Rënda kërkuan daljen nga salla të mediave për të sjellë dy dosje nga prokuroria e Katanias dhe një dëshmi që implikon Saimir Tahirin në trafikun e drogës.
Lapsi.al mësoi se bëhet fjalë për dëshminë e një efektivi të policisë që ka pranuar, se një nga vëllezërit Habilaj i ka rrëfyer për lidhjet me Saimir Tahirin dhe garancinë që i siguron Ministri i Brendshëm për trafikun e drogës.
Nuk dihet identiteti i policit, që ka bërë rrëfimin, por kjo është dëshmia e dytë e pas asaj të ish Drejtorit të Antidrogës në Fier, Dritan Zagani që denoncoi i pari lidhjet e Tahirit me Habilajt e Vlorës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY