VIDEO/ Vasili: Rama ka gëlltitur çorbën e krimit dhe trafiqeve, ndaj edhe...

VIDEO/ Vasili: Rama ka gëlltitur çorbën e krimit dhe trafiqeve, ndaj edhe ka frikë të shkarkojë Çakon

60
0
Shares

Me tone të forta dhe akuza direkte në adresë të Kryeministrit Edi Rama ka reaguar pas zhvillimeve më të fundit në vend, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili ka dalë në deklarate pas kërkesës se Prokurorisë për arrestimin e Tahirit.
“Jemi në situatë tepër të rëndë me të cilën po përballet vendi. Shkarkimet e fundit në Elbasan, janë të vonuara që duhet të bëheshin dy muaj më parë, sot bëhen nga Çako, për të shmangur vëmendjen nga droga që ka përmbytur vendin dhe për të hequr vëmendjen nga ngjarje të tjera tepër të rënda. Po u bihet më qafë edhe drejtuesve të ndershëm duke i përziere me ata që janë mes llumit, si ishte rasti i Dritan Zaganit, kur policë të ndershëm burgosen e largohen se i bëhen pengesë krimit dhe trafikut. I shkarkuari i parë duhet të ishte Çako si mbështetësi dhe frymëzuesi i trafikut të drogës në vend dhe shkatërrues i krimit elektoral të 25 qershorit, me atë në krye të policisë rendi është pa elementë sigurie. Kryeministri shqiptar nuk do e kryejë kurrë këtë, pasi trembet për vdekje nga një shkarkim i tillë, se si është ajo batuta e një filmi shqiptar, Kryeministri ka ngrënë një kusi të çorbës së krimit dhe trafiqeve deri në lugën e fundit”, u shpreh Vasili.

Live konferencë për shtyp

Live konferencë për shtyp

Publié par Petrit Vasili sur jeudi 19 octobre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY