Adriatik Lalla përfundon takimin në Vlorë, “i shpall luftë” policëve të përfshirë...

Adriatik Lalla përfundon takimin në Vlorë, “i shpall luftë” policëve të përfshirë në trafikun e drogës

122
0
Shares

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka përfunduar një takim me dyer të mbyllura me vartësit e tij, në qytetin e Vlorës.
Llalla u prit nge prokurori i Vlorës, Ramadan Troci, dhe gjatë takimit u diskutua edhe për dosjen “Habilaj” dhe përgjimet e trafikantëve nga autoritetet italiane.
Në këtë takim, kryeprokurori Llalla u shoqërua nga drejtues të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Takimi është zhvilluar pas hetimit 1-vjeçar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ku gjatë mbrëmjes së djeshme u kapën 4.5 ton kanabis sativa të palosura në një vilë në fshatin Babicë të Vogël.
Në përfundim të takimit, duke folur për gazetarët në Vlorë, kryeprokurori Llalla tha se ai ishte zhvilluar për të diskutuar në lidhje me këtë dosje, ai ka dhënë disa porosi për prokurorët.
“Ndodhemi sot në Prokurorinë e Vlorës për situatën e shqetësuar në këtë qark, ngjarjet kanë qenë të vazhdueshme, sidomos ngjarja e mbrëmshme. Bashkë me partnerët ndërkombëtarët, finalizuam këtë operacion”, tha Llalla.
Burime nga takimit thanë se Llalla ka kërkuar verifikim të një numri të madh oficerësh policie, që nga drejtues të lartë e tek inspektorët e lagjeve.
I pyetur nga gazetarët nëse janë përfshirë policë në trafikun e drogës, Llalla thotë se pritet të vërtetohet nga hetimet në vijim.
“Informacionet e mbledhura deri më tani flasin për një numër të lartë policësh që duket se janë të përfshirë në Vlorë e më gjerë”, mësohet se u ka thënë kryeprokurori Adriatik Llalla prokurorëve që ishin të pranishëm në takim.
Sipas Llallës të gjithë këta oficerë policie “duhen verifikuar”.
Pas këtij takimi, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme iu drejtua Prokurorisë së Lushnjës.
Më herët, sot, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, paralajmëroi shkarkime në Policinë e Lushnjes ashtu si dhe në atë të Elbasanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY