FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali,...

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

2295
0
Shares
Foto, Sokol Bode (ne rreth majtas) - Moisi Habilaj (ne rreth djathtas)

Një nga emrat e të arrestuarve nga karabinierët e Katanias në Itali, të arrestuar ëpr trafikun e 3.5 tonë droge, është Moisi Habilaj, kushëriri i shumëpërfolur i ish-minsitrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Arrestimi i tij, i dy bashkatdhetarëve dhe 4 italianëve, erdhi pas shkatërrimit të një bandë italo-shqiptare me 11 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge e armësh.
Moisi Habilaj, është bërë i njohur, jo vetëm si kushëri i Saimir Tahirit, por edhe si mik i shefave të Policisë, me të cilët hante, pine, e ngrinte dolli në Shqiëpri. Por në Itali, ai bie në pranga.
Partia Demokratike më se një herë ka denoncuar, duke publikuar edhe foto, të shefit të policisë kufitare në Dhërmi, Sokol Bode me njërin prej kushërinjve të ministrit Tahiri, Moisi Habilaj.

Moisi Habilaj

Organizata e cila u shkatërrua në Itali, vitet fundit kishte mundur të transportonte në Itali nga bregu shqiptar rreth 3.5 ton marijuanë, që është sekuestruar në disa raste gjatë dërgesave.
Në veçanti, organizata kriminale, e cila dispononte armë e municione të tipit Kallashnikov, kishte fituar kontrollin mbi importin nga Shqipëria të sasive të mëdha të marijuanës, të cilat përdoreshin më pas për të furnizuar sheshet e Katanias në provincat e Raguzës dhe Sirakuzës, duke arritur një Qarkullimi i drogës kapte vlerën e 20 milionë eurove.
Operacioni u zhvillua pas përgjimeve të shumta telefonike. Përgjatë hetimit, janë konfiskuar sasi të ndryshme droge, me arrestimin e 20 korrierëve.
Pjesë e hetimit ishte dhe ndalimi e sekuestrimi i një peshkarexhe dy vite më parë që vinte nga bregdeti shqiptar me 900 kg marijuanë si dhe qindra municione. Si përfundim janë arrestuar 7 persona, 4 italianë dhe 3 shqiptarë. Në pranga kanë përfunduar: Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca dhe shqiptarët Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj. DRONI.al

Foto, Sokol Bode (ne rreth majtas) – Moisi Habilaj (ne rreth djathtas)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY