VIDEO/ Akuzat e forta të kreut të PD-së: Ata që goditën Policinë...

VIDEO/ Akuzat e forta të kreut të PD-së: Ata që goditën Policinë në Elbasan me ndihmën e qeverisë janë “sistemuar” në një vend të BE

87
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar sot qeverinë se ka ndihmuar ata që goditën policinë në Elbasan natën e 18 shtatorit për tu larguar nga Shqipëria për në një vend të BE-së.
“Të dyshuarit kryesorë që kanë qenë në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan, me ndihmën e policisë së korruptuar të Edi Ramës, janë larguar nga vendi dhe sot gjenden në një vend anëtar të Bashkimit Evropian”, tha Basha në një konferencë për shtyp.
“Sot Edi Rama u jep llogari vetëm bandave se me ata mori pushtetin dhe siguroi votën”.
Basha tha se vota e lirë mund ta kishte shpëtuar vendin nga gremina e keqqeverisjes dhe prapë vota e lirë është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar integrimin europian.
Këto akuza të forta, kreu i PD-së i bëri ndërsa bëri një deklaratë për shtyp lidhur me rezultatet e fundit të Eurobarometrit sipas të të cilit, mbi 50 % e shqiptarëve duan të largohen nga vendi.
Basha premtoi se PD-ja do të angazhohet për të mos e lejuar largimin e shqiptarëve duke ndërmarrë si fillim dy nisma: Pengimin e vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël dhe garantimin e votës së lirë.
“Dje, Barometri i Ballkanit konfirmon se gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, tha Basha, numër i cili është dyfishuar në 4 vitet e fundit. Pra, për numrin e banorëve që duan të largohen nga shtëpitë e tyre jemi të parët në Ballkan, të parët në Evropë dhe ndër të parët në botë.
Pse duan shqiptarët të ikin? Pse po bëhet i pa jetueshëm ky vend? tha Basha. Barometri tregon se shqiptarët nuk paguajnë dot energjinë elektrike, ngrohjen, nuk paguajnë dot kreditë. Me rritjen e TVSH-së për biznesin e vogël, mendoni sa e pamundur do të bëhet jetesa. Kryeministri nuk flet, por e paketon këtë me propagandë.
Ne do të luftojmë fort kundër vendosjes së TVSH-së.
Të dyshuarit kryesorë që goditën Policinë, janë larguar nga vendi dhe janë sot në një vend të BE-së.
Vota e lirë do ta shpëtonte këtë vend dhe është e e vetmja mënyrë të shpëtojë vendin.
Ne duhet me votën e lirë të mos rriten taksat, që shqiptarët të mos largohen nga vendi se ndryshe të dhënat do të jenë më dëshpëruese.
Ne do të bëjmë gjithçka që shqiptarët të marrin në dorë fatet e vendit të tyre me votën e lirë”.

Deklarata e plotë për shtyp e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Dje Barometri i Ballkanit konfirmon se gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, numër i cili është dyfishuar në katër vitet e fundit. Pra, për numrin e banorëve të cilët duan të largohen nga shtëpitë e tyre jemi të parët në Ballkan, të parët në Europë dhe ndër të parët në botë.
Pse duan shqiptarët të ikin? Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend?
Motivi kryesor është gjendja e rënduar ekonomike. Barometri konfirmon se:
39 për qind e bashkëqytetarëve tanë nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të dritave.
43 për qind, pothuajse gjysma e shqiptarëve, nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpive.
30 për qind nuk paguajnë dot këstet e huasë.
30 për qind nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve bazë.
Por nga janari, jetesa do të jetë edhe më e vështirë, apo të themi më saktë mbijetesa, për shkak të rritjes së pritshme të çmimeve të konsumit, sepse Edi Rama do të fusë biznesin e vogël në skemën e pagesës së TVSH-së. Përfytyroni se sa do rritet numri i të pamundurve, dhe se sa akoma më të pamundur do ta kenë ata që ta mbyllin muajin.
Para kësaj gjendje dramatike, çdokush mund të pyesë, çfarë bën qeveria, çfarë bën kryeministri i një vendi kur sheh këto tregues? Kryeministri nuk do t’ia dijë, sepse nuk ka asnjë raport llogaridhënie me qytetarët, sepse ka ardhur në pushtet me votë të blerë e të dhunuar, pa asnjë program, por me mashtrime të paketuara me propagandë.
Cila është rruga e daljes?
Partia Demokratike do të luftojë fort kundër marrëzisë, çmendurisë të rritjes së TVSH. Ne do të paraqesim propozimet tona për të frenuar këtë çmenduri që do të çojë në rritjen e çmimeve të konsumit dhe rënien e të ardhurave buxhetore. Ne do ta vazhdojmë çdo ditë betejën kundër krimit të bërë njësh me qeverinë, kundër drogës dhe korrupsionit qeveritar.
Por çdo masë, çdo lëvizje, do të jetë e pamjaftueshme nëse nuk ndërhyhet me themel. Ndërhyrje me themel, do të thotë pikë së pari garantimi i votës së lirë. Vetëm me votën e lirë e të ndershme, një qeveri është e detyruar të japë llogari para njerëzve dhe nuk lejohet ta çojë vendin në greminë.
Sot, Edi Rama i jep llogari vetëm bandave dhe krimit të organizuar, sepse me ata e ruajti pushtetin dhe siguroi votën. Të dyshuarit kryesorë që ka qenë në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan, me ndihmën e Policisë së korruptuar të Edi Ramës, janë larguar dhe sot gjenden në një vend anëtar të Bashkimit Europian.
Vota e lirë do ta kishte shpëtuar vendin nga gremina, pas keqqeverisjes 4 vjeçare. Vota e lirë është e vetmja që do ta shpëtojë vendin, sepse i kthen pushtetin qytetarit, vendos rendin dhe ligjin. E çon buxhetin e shtetit për hapje të vendeve të punës dhe për kërkesat reale të njerëzve. Dhe është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar integrimin europian.
Ne na duhet të vendosim me votë të lirë që qeveria të japë llogari para qytetarit, që të mos rrisë taksat, ta bëjë vendin më të jetueshëm, dhe shqiptarët të mos mendojnë emigrimin si shpëtimin e tyre të vetëm. Ndryshe treguesit e Barometrit të Ballkanit vitin e ardhshëm, do të jenë akoma më dëshpërues për Shqipërinë.
Ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët të rimarrin në dorë të drejtën e tyre themelore, votën e lirë. Por ne kemi nevojë dhe i bëjmë thirrje çdo qytetari të bashkohet me ne në këtë betejë jetike për vendin, për familjet tuaja dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Deklaratë për shtyp.

Publié par Lulzim Basha sur mercredi 11 octobre 2017

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY