Londër, dënohet shqiptari që u kap me 600 mijë paund kokainë

Londër, dënohet shqiptari që u kap me 600 mijë paund kokainë

119
0
Shares

Një shqiptar dhe një shtetas tjetër janë dënuar në Londër, pasi akuzohen si shpërndarës të kokainës në kryeqytetin britanik. Shqiptari Latif Lito, 35 vjeç dhe Ghenadie Borta, 34 vjeç, u dënuan me 13 vjet burg. Ata u arrestuan më 2 gusht 2017 pas një hetimi nga Agjencia Kombëtare e Krimit dhe Policia, në Parkun e Pishave Jack Cornëell Street në Lindje të Londrës, teksa kishin më vete një çantë shpine me 6 kilogram kokainë. Ekzaminimi zbuloi se kokaina ishte 91% e pastër, duke i dhënë asaj një vlerë në treg prej 600 mijë paund. Të dy burrat u deklaruan fajtorë për furnizimin e drogës së klasit A dhe Borta deklaroi se ai ishte paguar 1,000 dollarë për të bërë dorëzimin. Ghenadie Borta u dënua më 19 shtator me 6 vite e 5 muaj burg, ndërsa shqiptari u dënua sot po me të njëjtën masë, 6 vite e 5 muaj burg. Dy personat akuzohen për veprën penale ‘krim i organizuar dhe shpërndarje droge’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY