Vlorë, Policia disa orë ndjekje në det, kapin vetëm gomonen, trafikantët ia...

Vlorë, Policia disa orë ndjekje në det, kapin vetëm gomonen, trafikantët ia mbathin me gjithë drogën

82
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia është vënë në ndjekje të një gomoneje me drogë mbrëmjen e djeshme por pas disa orësh përpjekje për ta ndaluar trafikantët janë kanë dalë të hedhin drogën në det dhe të largohen.
“Pas një ndjekje të gjatë në det, që nisi nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Forcë, Policia Kufitare e Durrësit si dhe të ndihmuar nga Roja Bregdetare, Guardia di Finanza në Vlorë u sekuestrua një gomone me 2 motorë të fuqishëm nga 300 kuaj fuqi. Skafistët duke e pasur të pamundur të vijonin rrugën drejt Italisë dhe 3 skafistët janë kthyer sërish drejt Shqipërisë.
Pasi kane përfituar nga deti i trazuar trafikantet kanë hedhur lëndën narkotike ne det dhe me shpejtësi kanë dalë në breg në një zonë të vështirë dhe janë larguar.
Forcat policore që ishin në ndjekje po vijojnë krehjen e zonës për kapjen dhe arrestimin e tyre. Vijojnë operacionet e kërkimit të lëndës narkotike të hedhur në det nga trafikantët.
Në këtë operacion janë angazhuar forcat e Policisë së Shtetit, Rojës Bregdetare dhe Guardia di Finanzas”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY