Këngëtari i përgojuar i përgjigjet Ramës: I nderuar koleg piktor unë nuk...

Këngëtari i përgojuar i përgjigjet Ramës: I nderuar koleg piktor unë nuk lëpij…

328
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot ashpër LSI-në gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Ai e akuzoi atë për emërime jo të drejta në administratën shtetërore gjatë bashkëqeverisjes me ta.
E teksa po akuzonte LSI-në, Rama tha se në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore kanë gjetur edhe këngëtar të punësuar prej saj.
Fjala është për këngëtarin Klajdi Musabelliun, djalin që rrëmbeu zemrat e shumë të rinjve në programin “Ethet e së premtes mbrëma” me zërin e tij karakteristik.
Ai ka reaguar pas deklaratës së Ramës, i cili madje e quajti edhe ‘këngëtar të dështuar’, duke publikuar një foto vite më parë me kryeministrin. Ai shkruan se më mirë këngëtar me dinjitet se të lëpijë mendere.
Klajdi Musabelliu ka përfunduar studimet për Gazetari dhe në AKBN ka qenë në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun, por që me ardhjen e qeveris “Rama 2” ai është pushuar nga puna.

Postimi i Klajdi Musabelliut në rrjetet sociale

Une kengetar, gazetar, dhe aktor dublant jam i nderuar koleg piktor. Por me mirë kengetar dhe me dinjitet, se sa te lepi mendere ne kete kohe bandash, droge, dhe neokomunizmi qe po instalon ti. VFLP i nderuar 😎

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY