VIDEO/ “Bashkëqeverisjes me qytetarët” i del boja, forcat e policisë mbrojnë ministrat

VIDEO/ “Bashkëqeverisjes me qytetarët” i del boja, forcat e policisë mbrojnë ministrat

151
0
Shares

Rreth orës 11:00 të kësaj të premteje është parashikuar të zhvillohet një takim mes Damian Gjiknurit e Mirela Kumbaros, dhe banoreve që preken nga plani urbanistik në Himarë.
Ajo që bie në sy është shtimi i forcave të policisë, që mbajnë nën kontroll qytetarët.
Situata është e tensionuar ende pa filluar takimi dhe në terren janë thirrur forca shtesë të policisë nga Vlora.
Për të mbajtur larg ministrave një pjesë të qytetarëve është përcaktuar një listë e atyre që do të marrin pjesë në takim.
Nga forcat e shtuara të policisë dhe acarimi i banorëve është e lehtë të kuptohet se sloganet për “Bashkëqeverisje me qytetarët” kanë vlerë vetëm në rrjetet sociale apo në mbledhjet e partisë, se kur vjen puna për t’u marrë me problemet e qytetarëve, askush nuk i zgjidh më mirë gjerat se polici.
Ky takim do të jetë i treti mes qeverisë dhe banorëve pas atij me kryeministrin ne Tirane, me banoret dhe Omonian në Vlore dhe sipas ministrave do jete i fundit.

Banoret e Himares ne proteste per pronat e tyre! sb

Publié par Sali Berisha sur vendredi 6 octobre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY