FOTO/ Taksisti hero shpëton pensionistin nga hajdutët mashtrues

FOTO/ Taksisti hero shpëton pensionistin nga hajdutët mashtrues

78
0
Shares

Një taksist ka shpëtuar kursimet e një pensionisti, i cili u mashtrua se duhet të tërhiqte të gjitha paratë e tij nga banka.
Pensionisti mori një telefonatë që i thoshte se po hetonin mashtrimet bankare, kështu që ai duhet të merrte paratë e tij që të mos i humbnin.
Barry Stone duhet të tërhiqte para me vlerë 12 mijë paund sepse mashtruesit e bindën që duhet t’ia dorëzonte shoferit të taksisë që do e transportonte për në Londër.
Pasi ia dha shoferit, i dorëzoi kutinë me para duke i thënë se ishte një krem për djalin e tij, sepse kështu e kishin njoftuar që të thoshte. Shoferi i taksisë, Izy Rashid thjesht kishte marrë një telefonatë se duhet të merrte një person për ta çuar në Londër, pa e ditur se po bëhej pjesë e një mashtrimi.
Por, Izy kuptoi se dika nuk po shkonte këtu dhe kontaktoi me policinë, të cilët i sugjeruan që t’ia kthente paratë pensionistit.
“Nuk mendoj që jam hero. Thjesht është e pamoralshme që të vjedhësh paratë e një personi kaq të vjetër”, tha ai për Metro, pasi Barry e konsideroi një mik të mirë dhe hero për gjestin e tij.
Ndërkohë policia po heton për rastin, por akoma nuk është arrestuar asnjë person.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY