VIDEO/ Piktura e Edi Ramës, godet sërish Tërmet Peçi: Ai s’është kryeministër,...

VIDEO/ Piktura e Edi Ramës, godet sërish Tërmet Peçi: Ai s’është kryeministër, e shikon gjë me kullaro ti?

480
0
Shares

Piktura e kryeministrit Edi Rama, si basketbollist në muret e palestrës së re në Tepelenë vazhdon të shkaktojë debat. Pasi e sqaroi se përse Rama u zgjodh të ishte mes emrave të tjerë të njohur të sportit në këtë palestër, kryebashkiaku Tërmet Peçi ka ‘goditur’ sërish.
I pyetur dje nga Fiks Fare, Peçi ka deklaruar se Rama aty është mes emrave të njohur që i kanë dhënë zë sportit në vend dhe që duhet të jenë të njohur nga brezi i ri.
Pyetur se çfarë do Rama aty, ai përgjigjet: “Varet nga çfarë këndvështrimi e shikon ti. Pse nuk shikon dhe Kushtrim Zaçen ti?”.
Pyetur se porosia e kujt është fytyra e Edi Ramës aty, ai tha: “Nuk është me porosinë time, është dora e autorit, kemi marrë mendime, kemi tërhequr mendime. Ai nuk është kryeministër fare këtu, është lojtar i kombëtares, si gjithë të tjerët që janë zgjedhur. E shikon gjë me kullaro ti?”.

Kryebashkiaku i Tepelenës: Ja pse e pikturuam Ramen ne muret e palestres

Publié par Fiks Fare sur mercredi 4 octobre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY