Vlorë, gjendet një trup i pajetë rrugës për në Zvërnec

Vlorë, gjendet një trup i pajetë rrugës për në Zvërnec

121
0
Shares
Foto Ilustruese

Trupi i pajetë i një 50-vjeçari është gjetur mesditën e sotme në rrugën që të çon në plazhin e Zvërnecit. Burime nga policia thanë se mesditën e sotme me anë të një telefonate janë njoftuar se në anë të rrugës, kur shkon për në plazhin e Zvërnecit gjendet një person i pa jetë.
Policia dhe Ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku edhe kanë konstatuar se në anë të rrugës, në hyrje të plazhit të Zvërnecit gjendet i pajetë 50-vjeçari me inicialet A. J.
Dyshohet se ky person të jetë vetëhelmuar.
Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY