VIDEO & FOTO GALERI/ Itali, rekord droge, sekuestrohet kokainë me vlerë 65...

VIDEO & FOTO GALERI/ Itali, rekord droge, sekuestrohet kokainë me vlerë 65 milionë euro

324
0
Shares

Policia Financiare italiane në Reggio Kalabria në bashkëpunim me Policinë doganore të portit Gioia Tauro, kanë sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi rekord lënde narkotike të tipit kokainë me vlerë 65 milionë euro.
Në një kontenier i nisur nga Seattle (SHBA) me tranzit në Panama e destinacion final portin e Ankonës janë gjetur 308 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër.
Kokaina ishte e fshehur në 8 çanta udhëtimi dhe e konfeksionuar në 271 pako.
Vlera e shitjes së saj në treg do të sillte një përfitim prej 65 milionë euro.
Çantat me drogë gjendeshin pas portës së kontenierit e sistemi i përdorur nga trafikantët për transportimin e saj njihet si i ashtuquajturi “rip off”.
Në këtë mënyrë trafikantë mund të tërheqin sasinë e drogës së fshehur në valixhe e çanta udhëtimi, në zonat e tranzitit të mallrave nëpër porte.
Përgjatë vitit 2017 në portin Gioia Tauro të Rexhio Kalabrias janë sekuestruar rreth 2000 kg kokainë, 1000 kg prej të cilave vetëm në dy muajt e fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY