DETAJE/ Pukë, Policia: Ja pse u helmuan nxënësit e shkollës

DETAJE/ Pukë, Policia: Ja pse u helmuan nxënësit e shkollës

69
0
Shares

Polica vendore, ka dhënë informacion, lidhur me ngjarjen në shkollën e Gjegjanit, në Pukë, ku janë helmuar disa nxënës.
Sipas Policisë, mësohet de sot, rreth orës 9:00 ka ardhur një telefonatë në sallën e komandimit Pukë se tek shkolla mesme në Gjegjan, Pukë janë helmuar disa nxënës.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë dezinfektuar ambientet e shkollës, dje me datë 03. 10. 2017 në orën 14:00 nga Shërbimi i Shëndetit Publik me klor në kuadër të dezinfektimit të Shkollave.
Sot me datë 04. 10. 2017 pasi kanë filluar procesin mësimor kanë shfaqur probleme shëndetësore disa nxënës, të cilët kanë shkuar për ndihmë mjekësore në Qendrat Shëndetësore më të afërta.
Momentalisht bëhet me dije se janë 10 nxënës, nga të cilët kanë shkuar në Qendrën Shëndetësore në Rrëshen 3 fëmijë, në Qëndron Shëndetësore në Pukë 3 fëmijë, dhe në Qendrën Shëndetësore në Gjegjan 4 fëmijë, ku nuk paraqesin probleme për jetën
Nga ana Policisë po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY