Kanceri i gjirit, shtohen rastet tek moshat e reja

Kanceri i gjirit, shtohen rastet tek moshat e reja

134
0
Shares

Kanceri i gjirit kudo në botë është një betejë e vështirë, por aspak e pamundur. Jetëgjatësia është rritur dukshëm dhe mbi të gjitha niveli i ndërgjegjësimit për ta parandaluar këtë sëmundje. Në Shqipëri për fat të keq, ky tumor renditet i pari për nga shpeshtia dhe ajo çka alarmon mjekët është tendenca në rritje tek moshat e reja. E ndërsa numri shtohet vetëm 5 % e rasteve, e kapin sëmundjen në fazat e para.”Rastet me kancer gjiri paraqiten në faza të avancuara kur trajtimi bëhet shumë i vështirë dhe në disa raste i pamundur; rrjedhimisht dhe vdekshmëria është e lartë. Në 25 vitet e fundit shifrat flasin se numri i vdekjeve në vit nga kanceri i gjirit është rritur më shumë se 3 herë”, shprehen mjekët specialistë. Ata bëjnë apel për kryerjen e të paktën njëherë në vit të ekos së gjirit për moshat deri në 35 vjeç dhe mamografisë për moshat mbi 45 vjeç. Një në tetë gra në botë preken nga kjo sëmundje, ndërsa në Shqipëri preken rreth 400 gra në vit.

Rekomandohen për kontrollin e gjirit nën 40 vjeç:

– Vetëkontroll të gjirit

– Konsultim me mjekun specialist të gjirit)

Mosha 40-49 vjeç:

– Mamografi çdo 1-2 vjet

– Mosha 49-69 vjeç:

– Mamografi çdo vit

– Eko e gjirit është ekzaminim që përdoret për kontrollin e gjirit dhe është plotësuese e Mamografisë. Eko e gjirit këshillohet të kryhet nga të gjitha moshat.

Vdekshmëria nga kjo sëmundje është reduktuar shumë në vitet e fundit nga këto këtyre dy faktorë:

α) diagnostikimi në stade fillestare, duke kryer kontrolle rutinë/ check –up

b) përparimi sistematik në terapinë e kancerit të gjirit.

Diagnostikimi në kohë shpëton jetën tuaj!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY