VIDEO & EMRI/ Maqedoni, plumba ndaj politikanit shqiptar, plagosen tre persona

VIDEO & EMRI/ Maqedoni, plumba ndaj politikanit shqiptar, plagosen tre persona

251
0
Shares

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme (rreth orës ora 18:45) në Kërçovë të Maqedonisë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe Alit Abazi, kandidati i pavarur për këshilltar.
Mediat lokale kanë zbardhur edhe emrin e një tjetër personi të plagosur, Destan Abdiu.
Incidenti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme maqedonase…
“A. A., i lindur në vitin 1959 sonte rreth orës 18:45 minuta në Bulevardin ‘Liria’ ka takuar dhe ka gjuajtur në drejtim të tyre D. A., gjithashtu i lindur në vitin 1959 dhe SH. D., i lindur në vitin 1963, që të tre nga Kërçova. Personat me iniciale D. A., dhe A. A., për shkak të lëndimeve serioze janë nisur për në klinikat e Shkupit, derisa SH. D., është ndalur për kurim në spitalin e Kërçovës”.
Policia ka arrestuar A. A. Sipas të dhënave të para, shkak i sulmit kanë qenë disa mosmarrëveshje për të cilët ka pasur edhe proces gjyqësor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY